Granit Xhaka ndjek nga afër Kombëtaren, mesfushori në tribunën e Elbasan Arena

Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka do të jetë në mbrëmjen e sotme prezent në stadium për të ndjekur nga afër Kombëtaren e Shqipërisë.

Xhaka është fokusuar në tribunat e stadiumit Elbasan Arena, ndërsa do të ndjekë nga afër kuqezinjtë në sfidën ndaj Kombëtares së Moldavisë për Euro 2020.

Mesfushori, pasi përfundoi detyrimet me Zvicrën pas përfaqësimit në Ligën e Kombeve, ka vendosur të jetë prezent në Shqipëri. Ndërkohë, që nga ana tjetër, vëllai i tij Taulant Xhaka nuk do të jetë titullar nga minuta e parë.