Goditja e parë në merkato për Maldinin dhe Boban, Milani siguron mesfushorin e Empolit

Milani ka hapur merkaton teksa goditja e parë verore është mesfushori i Empolit Rade Kruniç. Futrbolisti boshnjak do t’iu kushtojë kuqezinjve 8 milionë euro plus bonuse, ndërsa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2023.

Kjo ishte edhe goditja e parë për sa i përket dyshes Maldini dhe Boban, teksa 25-vjeçari pritet t’i besohet një peshë e madhe në repartin e mesfushës. Kruniç zhvilloi një sezon të mirë në aspektin individual duke shënuar edhe 5 gola, megjithatë në fund nuk mjaftoi për të ndihmuar ish-skuadrën tashmë, të qëndronte në elitë.

Sakaq, në shtëpinë e Milanit, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet edhe trajneri ri. Ai që do të marrë postin e lënë bosh nga Gatuzo do të jetë Xhampaolo. Kuqezinjtë ia kanë besuar ish-teknikut të Sampdorias projektin e ri të klubit, teksa sërish objektivi për sezonin e ardhshëm do të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

/Egi Çabeli-VipSport.al/