Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, Holanda dhe Anglia kërkojnë biletën e finales

Ditën e sotme do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë në Ligën e Kombeve. Holanda dhe Anglia do të masin forcat në stadiumin e Guimaraesh, teksa do të kërkojnë një biletë për në finalen e datës 9 qershor aty ku i pret Portugalia, e cila triumfoi në mbrëmjen e djeshme përballë Zvicrës. Të dyja skuadrat vijnë si fitueset e grupeve të tyre në Divizionin A.

Kështu, tulipanët pas zhgënjimit për mos kualifikimin në Botërorin e Rusisë kanë arritur të ringrihen dhe falë talenteve të Ajaksit, të udhëhequr nga trajneri Kuman, arritën të linin pas në grupin e tyre Kombëtare si Franca dhe Gjermania. Ndërkohë, edhe nga ana tjetër, Anglia në grupin e saj kishte një paraqitje fantastike teksa la pas Spanjën dhe Kroacinë.

Lojtarët anglezë ndoshta mund të vuajnë disi lodhjen nga Champions League, teksa përfaqësoheshin me dy skuadra në finale, ndërsa edhe në Europa League ishin po dy skuadra angleze, megjithatë ky fakt mund të shërbejë edhe si motivim për të prekur një tjetër trofe dhe për të plotësuar dominimin e Anglisë në futbollin europian për këtë sezon.

/Egi Çabeli-VipSport.al/