Gjysmë sezoni pa u paguar, të tjera largime nga Luftëtari!

Luftëtari është nga skuadrat që këtë sezon disa herë ka pasur probleme të theksuar financiare. E madje gjatë garës, te bluzinjtë pagat janë vonuare dhe deri në 4 muaj. Stafet dhe lojtarët janë detyruar që të punojnë dhe të ulin kokën.

Por, edhe tashmë që është mbyllur sezoni dhe u bënë afro dy javë, lojtarët janë mbajtur me mashtrime dhe gënjeshtra. Pasi ka nga ata që kanë nga tre muaj apo dhe më shumë që nuk janë paguar. Në kushtet kur skuadra e sezonit të shkuar thuajse është larguar e gjitha duket se kështu do të ndodhë edhe me lojtarët që kanë qenë në stol apo dhe ndonjë titullar që ka mbetur si: Rapa, Rapo, Ramadani, Demo, Açka e Neziri. Ndonëse klubi po përdor një taktikë.

Për lojtarët që kanë kontratë, drejtuesit duan që të bëjnë marrëveshje, duke mos paguar rrogat e duke i lënë të lirë. Por, këta të fundit pritet që t’i drejtohen DHZK-së për të kërkuar të drejtën e tyre.

E.S./Vipsport.al/