Gjoka: Na duhen edhe dy blerje, nuk shtyhet kampionati me Shkurtajn

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pret dhurata të tjera nga klubi sa i përket merkatos së futbollistëve. Tekniku i verilindorëve, ka nisur punën me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Europës kundër Debrecenit, por është i ndërgjegjshëm që grupi nuk mund të cilësohet i plotësuar edhe pse ka pasur 4-5 afrime gjatë kësaj periudhe.

“Faza po shkon mirë, ekipi po jep maksimumin, kemi punuar me ngarkesë të mëdha fizike që kemi planifikuar. Tani pak nga pak do të fillojmë edhe me lojën, cikli është për rritjen fizike dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen me Debrecenin”, shpjegoi ai për “SuperSport”.

“Po mundohemi te analizojmë kundërshtarin, Kur të shkojmë në Ohër analiza do të jetë më specifike, që të jenë evidente si pikat e forta, ashtu edhe defektet e tyre.

Sa i përket skuadrës tonë, lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar nga të gjitha problemet. Por mendoj se kemi nevojë për dy blerje, sidomos në fazën e sulmit. Po punojmë me kujdes e qetësi, dhe nëse do të arrijmë, do të marrim lojtarët që na duhen. Po mendojmë pjesën e sulmit se nuk mund të shtyjmë kampionatin vetëm me Shkurtajn. Por kush duhet të vijë, duhet të jetë me cili”, theksoi Gjoka. /vipsport.al/