Gjithçka vendoset nga menaxheri shqiptar, pasi përforcoi Realin i vjen në ndihmë Juventusit

Juventusi është në kërkim të një trajneri dhe deri pak ditë më parë, Maurisio Sarri ishte alternativa më e lehtë për bardhezinjtë por duke parë interesimin që Juventusi ka, Çelsi ka nisur të rrisë pretendimet. Bardhezinjtë do të duhet të paguajnë 7 milionë euro për të.

Mediat italiane raportojnë se klubi nga Torino është i gatshëm ta paguajë këtë kërkesë të Çelsit dhe se ka nisur bisedimet në lidhje me Sarrin. Gjithçka po bëhet nëpërmjet menaxherit shqiptar, Fali Ramadani i cili është jo pak aktiv në merkaton e verës.

Vetëm pak ditë më parë, menaxheri nga Tetova arriti të transferonte Luka Joviç te Reali ndërkohë që tani po punon të bëjë të mundur kalimin e Sarrit te Juventusi. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi ka nisur bisedimet me Ramadanin në lidhje me Sarrin dhe “forzaitalianfootball.com” raporton se ka pasur edhe një takim mes palëve në Milano. /Erjon Allaraj-VipSport.al/