Gara dyshe për zbulimin e Ajaksit, PSG dhe një skuadër nga Premier League

Ky ishte një sezon i cili do të mbahet mend gjatë për Ajaksin. Holandezët mbërritën deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, jo rastësisht por duke mundur kundërshtarë të kalibrit të Realit dhe Juventusit, me taktikën e tyre, lojën e bukur dhe talentet e tyre.

Mirëpo, një arsye që Ajaksi ta kujtojë gjatë sezonin, është dhe fakti se shumë prej lojtarëve të tyre do të largohen drejt klubeve më të mëdha, si rasti i De Jong, ndërsa në listë është edhe De Ligt me brazilianin Neres. Pikërisht, mbi këtë të fundit, ka shfaqur interes skuadra e PSG po edhe Evertoni në Premier League.

Megjithatë, nëse francezët e kanë seriozisht për  22-vjeëarin, atëherë anglezët do ta kishin të vështirë t’iu bënin presion. Neres, aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Amerikës, ndërsa në sezonin që lamë pas shënoi 12 gola dhe dhuroi 15 asiste.

/Egi Çabeli-VipSport.al/