Frankfurti kthehet në supermarket, Junajtid zbulon në Gjermani zëvendësuesin e Lukakut

Sezoni që sapo u mbyll mund të quhet i suksesshëm për Eintraht Frankfurt. Gjermanët, edhe pse nuk arritën të kualifikoheshin në fund në Champions League, sërish mjaftohen me faktin shfaqën një futboll të bukur, teksa golat ishin një garanci në çdo ndeshje. Në këtë formë, nga reparti i sulmit të dalluarit ishin sulmuesi Luka Joviç dhe Sebastian Haller.

Nëse serbi tashmë është zyrtarisht pjesë e Real Madrid, kërkesa ka edhe për Haller. Për francezin kanë nisur sondazhet e para nga skuadra e Mançester Junajtid. ‘Djajtë e Kuq’ e kanë identifikuar si zëvendësuesin perfekt të Lukakut, i cili duket pranë një transferimi në Itali dhe e ka ndarë mendjen për të mbyllur aventurën në ‘Old Trafford’.

Nga shitja e belgut, Mançester Junajtid do të përfitojë deri në 70 milionë euro. Para të cilat do të investohen për të bërë të mundur blerjen e Sebastian Haller nga Frankfurti.

/Egi Çabeli-VipSport.al/