FOTO + VIDEO / Zoti dhe Zonja Hysaj, mbrojtësi i kuqezinjve martohet në Shkodër

Elseid Hysaj është martuar sot në një ceremoni mjaft të veçantë në kalanë e Shkodrës, ku në praninë e familjarëve dhe miqve, shumë prej të cilëve nga bota e futbollit, ai ka lidhur kurorë me partneren e tij, Florenca Lekstakaj, përkrah të cilës jeton prej shumë vitesh.

Ceremonia është zhvilluar në një ambient shumë të veçantë në kalanë e Shkodrës, e dekoruar ndryshe për këtë eveniment me të ftuar po aq të veçantë mes të cilëve nuk mund të mungonin emra nga radhët e përfaqësueses shqiptare si Balaj, Roshi, Lila apo Sadiku.

Këta të fundit kanë ndarë foto dhe video në rrjetet sociale nga mbrëmja e sotme, duke u argëtuar në dasmën e futbollistit i cili prej shumë vitesh është një nga figurat më të njohura të kombëtares kuqezi. /vipsport.al/