FOTO/ Transferimi i bujshëm në Madrid, yllin e ri të Realit e prezanton një shqiptar

Pak ditë më parë, Real Madridi njoftoi për arritjen e akordit me Eintraht Frankfurtin në lidhje me transferimin e sulmuesit serb Luka Joviç. Sulmuesi që me fanellën e Eintrahtit arriti të bënte paraqitje fantastike duke shënuar gola e duke asistuar shumë, ra në radarët e shumë skuadrave por madrilenët kanë qenë më konkretë dhe e kanë siguruar.

Një ndihmë të madhe në kalimin e Joviç në “Santiago Bernabeu” ka dhënë edhe menaxheri shqiptar nga Tetova, Fali Ramadani i cili kishte të drejtë të fliste në emër të Joviç. Menaxheri nga Tetova që deri më tani ka kryer disa transferime jo pak të bujshme, ishte i pranishëm në Madrid aty ku edhe u prezantua Luka Joviç.

Të pranishëm në stadiumin “Santiago Bernabeu” aty ku u prezantua Joviç dhe ku preku topin e parë si madrilen, ishin me mijëra tifozë të cilët kishin ardhur për të parë futbollistin që i kushtoi Realit plot 60 milionë euro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/