FOTO/ “Shikimi që bëj kur flasin me fiksimin tim”, futbollistët e Lacios tallen me Strakoshën

Thomas Strakosha dhe Lacio e tij kanë marrë pushimet duke bërë që gardiani kuqezi të ketë kohë të mjaftueshme për t’u riaftësuar. Dëmtimi i pësuar në fund të kampionatit, i ka kushtuar disi Strakoshës pasi humbi edhe grumbullimin me Kombëtaren.

Megjithatë, kjo periudhë duket se ka përfunduar dhe tashmë po shijon pushimet e verës. Ai është kthyer në një protagonist në skuadrën e tij dhe vetë shokët e skuadrës duket se kanë një simpati të veçantë për të. Së fundmi, Strakosha ka publikuar një foto në “Instagram”, me mbishkrimin “shikimi që i bëj kur flasin me vajzën që kam fiksim”.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe postimet nga shokët e skuadrës aty ku kanë tallur portierin shqiptar, ndërkohë që edhe kapiteni Mavraj i jep një këshillë disi të çuditshme. “Plumbi habib”, ishte komenti i Mavrajt, ndërkohë që Milinkoviç-Saviç shkruan: “Ti i ke fiksim të gjitha gocat vëlla”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/