FOTO/ Romantiku Xhaka dhe pakujdesia në propozim, “dorëzohet” mesfushori i Kombëtares

Shpesh herë jemi mësuar të shohim Taulant Xhakën të luftojë në fushë dhe të mos dorëzohet për asnjë moment, por duket se ndryshe është Xhaka jashtë fushës së blertë. Mesfushori i Kombëtares më në fund është “dorëzuar” para të fejuarës së tij, të cilës i ka propozuar për martesë.

Mesfushori kuqezi ka vendosur të kurorëzojë fejesën e tij duke bërë edhe një surprizë për të fejuarën, por duket se emocionet për të kanë qenë jashtë mase. Në propozimin që i bën të fejuarës, Xhaka e ka drejtuar unazën nga vetja e tij, detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e shumtë.

Në postimin në “Instagram”, nuk kanë munguar komentet pozitive ku kanë uruar çiftin Xhaka për këtë vendim, ndërkohë që në kuadrin e shakave ka pasur edhe komente të shumta të cilat kanë thumbuar Xhakën për mënyrën e mbajtjes së unazës. “Drejtoje unazën nga nusja, se duket sikur po i propozon vetes”, ishin komentet më tipike në postimin e Xhakës. Megjithatë, ajo tha “PO” dhe duket se unazën e ka pranuar, edhe pse ishte nga drejtimi i Xhakës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/