FOTO / Ngacmonte femra në rrjete sociale, Egjipti përjashton mesfushorin nga Kupa e Afrikës

Një tjetër skandal mbërthen Kupën e Kombeve të Afrikës pak ditë pas fillimit të saj dhe këtë radhë i përket skuadrës organizatore, Egjiptit. Një prej titullarëve të përfaqësueses vendase, Amr Uarda, është përjashtuar zyrtarisht nga ekipi kombëtar për sjellje të papërshtatshme.

Sipas informacioneve që janë shpërndarë me shpejtësi këto dy ditë, mesfushori egjiptian kishte ngacmuar me dhjetëra vajza në rrjetet sociale, duke i kërkuar atyre të bënin seks me të pasi shfrytëzonte famën si futbollist i njohur. Lojtari mendonte se nuk do të zbulohej, por pasi një modele e akuzoi publikisht në rrjetet sociale, filluan të publikohen me radhë mesazhet e tij me modele të tjera, këngëtare apo femra që i kishte njohur në evenimentet me skuadrën kombëtare.

Federata vendosi përjashtimin e tij për sjellje imorale dhe bëri të qartë që sjellje të tilla si ajo e 25-vjeçarit që luan te PAOK, nuk i toleroheshin askujt. /vipsport.al/