FOTO/ Mario Gëce në Milano, tifozët e Interit dhe ata kuqezi ëndërrojnë

Mario Gëce, futbollisti i Borusia Dortmund, ka postuar së fundi një foto në rrjetet sociale, ku bën me dije se ndodhet në qytetin e Milanos. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët e Milanit dhe të Interit kanë filluar të ëndërrojnë.

Në ditët e sotme mjafton një foto e postuar në Instagram për të shpërthyer menjëherë zërat e merkatos. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e Mario Gëces, lojtarit të Borusia Dortmund, i cili ka postuar një foto nga Milano. Dhe menjëherë tifozët e Milanit dhe të Interit kanë vërshuar me komente dhe hashtag në lidhje me ardhjen e gjermanit në Serinë A.

Në fakt, Gëce ka kontratë me Borusian deri në vitin 2020. Mund të ketë ndonjë lëvizje të tij drejt Italisë? Koha do të vërtetojë gjithçka, por për momentin nuk ka ndonjë detaj më shumë se fakti që ai ndodhet në Milano. / Vipsport.al