FOTO/ “Made in China”, Mançester Junajtidi deformon logon në dyqanin zyrtar

Në vitet e fundit, klubet europiane e kanë zgjeruar jo pak aktivitetin e tyre në Azi, duke qenë se interesi i tyre për ekipet elitare në Europë është i madh. Kështu, Mançester Junajtidi ka vendosur të hapë disa dyqane të licencuara në Kinë por duket se gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

Në tabelën e reklamës së vendosur para dyqanit, dizajnuesit kanë ngatërruar logon e Mançester Junajtid. Logoja zyrtare ka djallin e kuq dhe mbi djall, është vendosur një anije që lidhet me anijet e kanalit të Mançesterit duke lehtësuar tregtinë në qytetin e Mançesterit.

Në logon zyrtare, anija po udhëton nga krahu i djathtë në të majtë ndërkohë që në Kinë kanë bërë të kundërtën, duke i ndryshuar kahun e lëvizjes. Kaq ka mjaftuar që tifozët të nisin polemikat duke u shprehur se është një sinjal që gjërat te Mançesteri kanë marrë një drejtim të keq dhe se duhen përmirësuar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/