FOTO/ Kuqezinjtë zbresin në fushë, në tribunë përfundojnë futbollistët që bënë lëmsh mediat

20:05 Shqipëria ka zbritur në fushë për nxehjen ndërkohë që në tribunë kanë përfunduar Migjen Basha dhe Lorenc Trashi të cilët nuk do të kenë mundësi të luajnë sot. Dy futbollistët, pak javë më parë publikuan një foto në rrjete sociale, të mjaftueshme për të hedhur dyshime në lidhje me një kalim të Bashës te Partizani.

19:44 Në një ndeshje delikate ku kuqezinjve u duhur më shumë se kurrë fitorja, do të luajë në një stadium thuajse të boshatisur duke qenë se deri pak minuta para ndeshjes, janë shitur vetëm 3 mijë bileta. Me kalimin e minutave, pritet që të ketë pak më shumë tifozë megjithatë jo një numër i madh.

Humbja e fundit në transfertë ka thyer jo pak besimin e tifozerisë ashtu si edhe në të kaluarën ku rezultatet negative janë pasqyruar edhe në tribuna thuajse të boshatisura, ndryshe nga vite më parë kur as “Qemal Stafa” nuk mjaftonte.

Përveç fitores që është detyrim për ecurinë në kualifikuese, Shqipëria sot duhet të shënojë dhe fitojë për të rikthyer besimin dhe atë për të cilin luhet futboll, tifozin. Të pranishëm si gjithmonë janë tifogrupet si “TKZ”, “Illyrian Elite” apo “Plisat” nga Kosova. /VipSport.al/