FOTO / Dita e parë e Sarrit në Torino, por të gjithë e kanë mendjen te shkrimi në kostum

Mauricio Sarri ka zbarkuar sot për herë të parë në Torino që kur u bë zyrtar emërimi i tij në stolin e Juventusit. Trajneri ka takuar drejtuesit dhe ka zhvilluar mbledhje me ta gjatë darkës, por ajo që u ka interesuar më shumë tifozëve në fakt dhe që ka bërë xhiron e rrjetit, është kostumi që mbante në dorë.

Tifozët kanë vënë në re se si kostumi i trajnerit të ri të Juventusit mbante sipër markën e priodhimit “Allegri”, pikërisht si mbiemri i paraardhësit të tij në pankinën e bardhezinjve. Një rastësi shumë e çuditshme për teknikun  cili në fakt është i njohur për faktin se rri thuajse gjithmonë në tuta sportive.

Duket se këtë radhë ai ka dashur të përshtatet me “stilin Juventus”, por ka gjetur mënyrën më të papërshtathsme për ta bërë një gjë të tillë, pasi fotot e kostumit të tij kanë qarkulluar në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar talljet për veprimin e teknikut. /vipsport.al/