Formula 1 / Më në fund ka buzëqeshje për Fetel, “pole-position” në Kanada

Sebastian Fetel me Ferrari siguroi pole-position të toj të parë në këtë sezon të Formula 1, duke qenë më i shpejti në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Kanadasë. Ai ndoqi në seksionin e fundit të provave britanikun Hemilton, por në mbyllje arriti të dhuronte xhiron e duhur, për të siguruar një diferencë prej 0,206 sekondash ndaj kryesuesit të kampionatit.

Britaniku gjithsesi premton luftë, në një pistë ku dukej relativisht i shpejtë edhe pse në start i mungon paska mbështetja e shokut të skuadrës, Valteri Botas. Kjo pasi në vendin e tretë është renditur Leklerk, i cili mund të ngjitej më lart, por në xhiron e fundit nuk arriti të paraqitej siç duhet në pjesën mbyllëse të saj. Megjithatë, ai rrezikon penalizmin pasi më parë në kualifikuese kishte kapërcyer një kthesë.

Në vijën e dytë do të jetë edhe Daniel Riçiardo me Reno, pasi u tregua më i shpejtë se Pierr Gasli me Red Bull që siguroi vetëm vendin e 5-të. Vendi i 6 i shkoi Botas, i cili kaloi disa kualifikuese shumë negative dhe dukej jashtë ritmit të makinave të kreut. /vipsport.al/