Flet i ati i Sarrit: Çelsi nuk e ka liruar, Stoli i Juventusi? Shpresoj të kthehet në Itali

Është kthyer në një çështje e nxehtë tema nëse Mauricio Sarri do të kthehet në Itali, pas një sezoni në drejtimin  Çelsit dhe më pas të marrë timonin e Juventusit. Duket se të dyja palët e dëshirojnë një bashkim, megjithatë në mes është edhe klubi londinez, i cili nuk kërkon të mbesë pa trajner dhe pa gjetur zëvendësues nuk ka ndërmend ta lirojë Sarrin.

Në një prononcim, i ati i ish-teknikut të Napolit është shprehur se Çelsi nuk ka dhënë miratimin për ta liruar ndërsa nga ana tjetër, shpreson që djali i tij të kthehet sërish në Itali. “ Çelsi ende nuk e ka liruar dhe nuk e di se kur mund të dimë diçka më tepër. As ai vetë nuk e di këtë gjë. Stoli i Juventusit? Mua më mjafton dhe shpresoj që ai të rikthehet në Itali”, ishin fjalët e babait të Sarrit.

Megjithatë, pavarësisht se Çelsi akoma nuk ka dhënë dritën jeshile, gjasat janë që shumë shpejt marrëveshje mes Sarrit dhe Juventusit të zyrtarizohet, me bardhezinjtë që në këmbim mund t’i paguajnë disa miliona klubit anglez.

/Egi Çabeli-VipSport.al/