Flet agjenti i Hysajt: Oferta e Atletikos ishte e ulët, pse të mos shkojë te Juventusi

E ardhmja e Elseid Hysaj është gjithnjë e më shumë e diskutuar teksa çdo ditë nuk mungojnë lajmet mbi destinacionin e ri të mbrojtësit të Kombëtares. Për shkodranin ka oferta nga skuadra të kampionatit italian, ndërsa në lojë është edhe Atletiko Madrid. Por, për të sqaruar më shumë situatën ka menduar agjenti i lojtarit, Mario Xhiufredi, i cili shprehet se oferta e Atletikos për Hysajn ishte e ulët, ndërsa nuk përjashton edhe një transferim të 25-vjeçarit te Juventusi.

“ Oferta e Atletiko Madrid ishte e ulët dhe nuk respekton vlerat e një futbollisti. Ka qenë më pak se 25 milionë euro. Unë nuk mund të them sa vlen, për atë është klubi. Napoli e vendos çmimin. Kur bëhet fjalë për Atletikon, si mund t’i thuash jo. Mbase, Hysaj do të provojë një eksperiencë jashtë, pas karrierës në Itali. Ai është një djalosh që e do shumë qytetin e Napolit dhe i detyrohet të kaltërve për atë që është bërë. Një thirrje nga Sarri te Juventusi? Pse nuk duhet të shkojë Është një profesionist.

Fjalën tradhtar nuk e pranoj në futboll, të gjithë janë profesionistë. Juventusi është shoqëria më e rëndësishme në Itali, Sarri kur ishte te Napoli i ka mbrojtur ngjyrat e klubit. Kjo nuk do të thotë që e ardhmja e tij të mos jetë aty. Dy vite më parë Juventusi më kërkoi Hysajn, por ai u tregua mirënjohës duke qëndruar te Napoli dhe shpresoi të fitonte kampionatin”, tha agjenti i shkodranit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/