Flamurtari me pushime?!Presidenti Idrizi viziton Prishtinën dhe planifikon bashkëpunim

Presidenti i skuadrës së Flamurtarit, Sinan Idrizi është një model ndryshe për mënyrën se si kërkon të menaxhojë dhe drejtojë skuadrën. Këtë e ka treguar edhe në Vlorë në këto vitet e fundit, ndërsa i pëlqen t’i kushtojë rëndësi infrastrukturës dhe terreneve në mënyrë që ato të jenë në kushte bashkëkohore. Mjafton të shohësh stadiumin “Flamurtari’ dhe luksin që mbizotëron në të. E gjitha një ide e Idrizit!

Me Idrizin në presidencë, në Vlorë ka më pak dhunë e më shumë kulturë, si në fushë ashtu edhe në ambientet e tjera. Sot, ai ka qenë në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe në zyrat e klubit, ku u prit edhe nga presidenti Remzi Ejupi.

Të dy folën për investimet në sport por edhe një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen apo shkëmbim idesh për mënyrën e menaxhimit dhe drejtimit në sport.

Natyrisht u përmend dhe pse jo shumë shpejt mund të ketë miqësore ndërmjet dy klubeve, të Prishtinës dhe Flamurtarit nga Vlora.

E.S./Vipsport.al/