Flamurtari mbetet vetëm me 4 lojtarë nën kontratë nga U-19

Flamurtari i sezonit të ardhshëm duket në ajër. Një situatë si kjo e këtij sezoni nuk është përjetuar kurrë në Vlorë të paktën në dekadën e fundit kur skuadra ka marrë pjesë në elitën e futbollit shqiptar.

Titullarët e sezonit të shkuar zor se i shohim më në Vlorë edhe sikur skuadra të grumbullohet në korrik. Më parë klubi duhet që t’i shlyejë dhe bëhet fjalë për muaj të tërë, për të thënë më mirë gjysmë sezoni që nuk paguhen.

Por, ata që i mbeten Flamurtarit të sezonit të ardhshëm janë të rinjtë, si: Diamanti, Muçollari, Rrapaj apo dhe më “veterani” i tyre Arbër Beqaj. Situata në Vlorë duket se po i habit të gjithë.

Ndërkohë kanë shfaqur dëshirën që të rikthehen edhe disa lojtarë si: Kuçi, Zeqaj, Hoxhaj, por pa financa edhe këta zor se mund të preferojnë Flamurtarin, qoftë edhe në Superiore…!

E.S./Vipsport.al/