Fitorja nuk mjafton, Shqipëria bie 4 vende në FIFA. Kosova vazhdon marshin rekord drejt 100-ës

Fitorja ndaj Moldavisë ka kthye edhe një herë entuziazmin rreth përfaqësueses shqiptare e cila kishte kohë që nuk bindte me lojën e saj. Por gjithsesi, suksesi 2-0 nuk do të mjaftojë për të ndihmuar ekipin kuqezi që të ndalojë rënien graduale në renditjen e FIFA-s.

Në klasifikimin e ri që do të publikohet këtë javë nga organizata ndërkombëtare, Shqipëria do të pësojë rënien e radhës, duke qenë tashmë e 66-ta në botë, nga e 62-ta që ishte një muaj më parë. Bregu i Fildishtë, Bolivia, Mali dhe Sllovenia janë shtetet që kanë kaluar Shqipërinë gjatë këtij muaji, duke bërë që skuadra të rrëshqasë në renditjen më të keqe që nga viti 2017 ku kuqezinjtë ranë deri në vendin e 71-të.

Ndërsa Shqipëria vazhdon e bie, Kosova vazhdon të ngjitë shkallë duke regjistruar çdo muaj nga një rekord të ri. Skuadra e Shaland do të regjistrojë këtë muaj vendin e 121-të në klasifikimin botëror, duke përmirësuar me 6 vende pozicionin e muajit të kaluar e sigurisht duke vendosur një rekord të ri personal. Kosova u bë pjesë e klasifikimit në vitin 2016 dhe brenda një kohe kaq të shkurtër ka arritur që t’i afrohet 100 vendeve të para në klasifikimin botëror. /vipsport.al/