Fitorja e Shqipërisë dhe e Islandës rihapin grupin, në Turqi flasin për… Cikalleshin

Fitorja që arriti të merrte Shqipëria ndaj Moldavisë dhe ajo e Islandës ndaj Turqisë e ka rihapur edhe njëherë garën në grupin tonë për skuadrat që do të kualifikohen për në Europianin e ardhshëm pasi si Franca ashtu edhe Turqia e Islanda kanë nga 9 pikë ndryshe nga kuqezinjtë që kanë 6.

Golin e avantazhit për Shqipërinë e shënoi Cikalleshi, goli i parë ky me fanellën e Shqipërisë në ndeshje zyrtare. Në Turqi, vëmendjen më të madhe e ka marrë pikërisht sulmuesi nga Kavaja duke qenë se kartonin e tij e ka Akhisarspori që këtë sezon ra nga kategoria.

Me shumë gjasa Cikalleshi do të kërkojë një aventurë të re në tokën turke me një skuadër të re. Cikalleshi e njeh mirë futbollin turk pasi prej vitesh aktivizohet atje ndërkohë që goli i shënuar mund t’i hapë edhe dyer të reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/