Fitore dhe barazim në turne ndërkombëtar, Shqipëria U15 luan dy ndeshje në një ditë

Shqipëria U15 ka luajtur sot dy ndeshje në turneun ndërkombëtar që luhet në Kroaci duke marrë një barazim dhe një fitore. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armand Dama kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e NK Interblokut ku ka mjaftuar goli i shënuar nga i riu Xhixha në minutën e 48 të takimit.

Kuqezinjtë e zhvilluan ndeshjen e parë ndaj Interblockut me këtë formacion: Pojani, Muca, Hasanago, Gjergji, Musta, Hysa, Fikaj, Syla, Dama, Kaba, Xhixha. Pak orë më vonë, Shqipëria U15 ka zbritur sërish në fushë dhe ka luajtur ndaj Slaven Belupos.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim pa gola ku ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën u luajt me të njëjtin formacion. Shqipëria luan nesër ndeshjen e fundit në grup ku përballë do të ketë NK Hask. /Erjon Allaraj-VipSport.al/