Finalja e Ligës së Kombeve, Portugalia e Ronaldos përballë Holandës së talenteve

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Holandës. Të dyja Kombëtaren treguan një formë të jashtëzakonshme në gjysmëfinale duke mposhtur Zvicrën dhe Anglinë. Në fakt, holandezët vuajtën pak më shumë pasi iu desh koha shtesë për të mposhtur britanikët, megjithatë në fund tulipanët ia dolën të fitonin me rezultatin 1-3.

Sakaq, nga ana tjetër Portugalia iu fal paraqitjes së yllit të saj, Kristiano Ronaldo. 34-vjeçari shënoi një tripletë dhe mposhti i vetëm Shaqirin me shokë. Edhe në këtë mbrëmje, shpresat e luzitanëve do të jenë nga kapiteni i tyre, i cili do të ketë një përballje jo të lehtë me dyshen e mbrojtjes holandeze, De Ligt dhe Van Dajk. Megjithatë, Ronaldo e ka treguar se di të vendosë ndeshjet e mëdha.

Një avantazh jo i vogël për luzitanët është fakti se ndeshja luhet në shtëpinë e tyre, (luhet në qytetin e Portos) dhe publiku do të jetë një mbështetje e fortë. Ndërkaq, skuadra e cila do të arrijë të ngrejë lart për herë të parë këtë trofe, do të fitojë automatikisht një biletë për në finalet e Euro 2020. Ndërkohë, po ditën e sotme, më herët në orën 15:00 do të zhvillohet edhe përballja për vendin e tretë mes Zvicrës dhe Anglisë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/