Festim me shqiponjë ndaj Serbisë, Xhaka: Doli i bukur, fitorja për Zvicrën dhe gjithë shqiptarët

Granit Xhaka është rikthyer të flasë për atë festim në Kampionatin Botëror të vitit 2018 ndaj Serbisë. Ylli i Arsenalit, ka folur para ndeshjes për bamirësi, teksa të gjithë fitimet do të shkojnë për familjet në nevojë. Takimi, i cili zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës,  ka siguruar një pjesëmarrje të gjerë të shumë yje nga e tashmja dhe e kaluara e futbollit shqiptar, ndërsa nuk mungojnë edhe artistë apo njerëz nga fusha të ndryshme.

Xhaka është shprehur se ai festim nuk ishte i planifikuar, e megjithatë doli diçka e bukur. Ndërsa, shtoi se fitorja e asaj ndeshje ishte për Zvicrën dhe të gjithë shqiptarët. “Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në atë ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave e humba fare.

Festimi nuk ishte diçka i planifikuar por doli i bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, tha Xhaka. Megjithatë, në atë kohë gjesti nga futbollisti shqiptar kaloi me jo pak polemika, teksa Federata e Zvicrës vendosi gjoba për Shaqirin dhe Xhakën për festimin pas golave të shënuar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/