Ferrari mes gëzimit dhe hidhërimit, Leklerk niset nga ‘pole position’, Fetel ndalet për problem teknik

Ditën e sotme janë zhvilluar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë. Në cirkuitin e Red Bull Ring, ai që ka triumfuar duke marrë ‘pole position’ për ditën e nesërme ka qenë Çarles Leklerk. Piloti francez ia doli të regjistronte një xhiro perfekte duke mposhtur dy rivalët direkt Ljuis Hemiliton dhe Maks Vershtapen, të cilët do të nisen respektivisht nga vendi i dytë dhe i tretë.

Por, ai që zhgënjeu ishte Sebastian Fetel, ndonëse këtë herë jo për fajin e tij, por për një problem teknik. Në këtë mënyrë, piloti gjerman do të niset vetëm nga vendi i dhjetë. Praktikisht, një garë në malore për Fetel, teksa vetëm një mrekulli do ta bënte që të mos humbte pikë ndaj Hemilton.

Ndërsa, britaniku do të ketë sërish mundësinë për të rritur diferencën e pikëve dhe për t’i dhënë një tjetër goditje Botërorit. Sakaq, nga vendi i katërt do niset piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas, i cili gjithashtu është në garë për titullin Botëror.

/Egi Çabeli-VipSport.al/