Feronikeli zbret në fushë për premierën europiane, përballë kundërshtarë gjysmë amatorë

Skuadra e Feronikelit do të zbresë sot në fushë për përballjen e parë në raundin para eliminator të Champions League. Kampionët e Kosovës do të kenë përballë një skuadër gjysmë amatore si Linkoln Red Imps. Feronikeli niset si favoriti absolut për të vazhduar më tej aventurën europiane, ndërsa ndeshja do të luhet në orën 20:45, në stadiumin e Prishtinës, Fadil Vokrri.

Fusha do të jetë një tjetër avantazh për skuadrën nga Kosova, teksa ndeshjet me sistemin paraeliminator do të zhvillohen n Prishtinë. Nëse Feronikeli do të kalojë me sukses provën e parë ndaj skuadrës nga Gjibraltari, atëherë në finale do të përballet me njërën nga fituesja e çiftit mes Tre Pene të San Marinos dhe Santa Koloma të Andorrës.

Fituesja e finales kalon më pas në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë kampionët e Kosovës do të përballen me ekipin uellsian të Nju Seints.

/Egi Çabeli-VipSport.al/