Feronikeli “shënon golin e parë” në Champions, UEFA vendos arbitër nga Kosova

Feronikeli arriti të shpallet kampion në Ipko Superligën e Kosovës duke marrë një kualifikim për në Ligën e Kam[pionëve, aty ku fillimisht do të luajë në turin paraeliminator. Ndeshjet që do të përcaktojnë skuadrën që klalon në turin e parë, do të luhen në Kosovë dhe pikërisht skuadra shqiptare, është favorite kryesore për të kaluar më tej.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj faze, Feronikeli do ta luajë të martën ndaj Linkoln Red ndërkohë që finalistja luan me fituesin e çiftit Tre Pene-Santa Koloma. Finalja e madhe do të luhet në datën 28 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje dhe Feronikeli mund të konsiderohet jo pak me fat, për shkak se asistent do të jetë një gjyqtar nga Kosova. Bekim Zogaj që jeton në Zvicër, vjen pikërisht si një gjyqtar nga Zvicra dhe së bashku me Jonas Emin do të ndihmojnë kryesorin Fedai San.

Sakaq, Zogaj do të jetë gjyqtar kryesor edhe në ndeshjen e datës 10 gusht, aty ku Feronikeli do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin e Milanit, për një ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/