Feronikeli nuk mjaftohet vetëm me Championsin, kërkojnë edhe ndeshje me… Milanin

Feronikeli arriti të mbyllte sezonin në mënyrën më të mirë duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës. Titulli i fituar këtë sezon, i jep mundësi Feronikelit që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe pak ditë më vonë ka ndeshjet paraeliminatore ku në gjysmëfinalen luan ndaj ren Linkolnit.

Sakaq, duket se Feronikeli nuk është mjaftuar vetëm me ndeshjet në Europë dhe kërkon të ketë një ndeshje me nivel të lartë, për të rritur jo pak edhe imazhin. “Gazeta Olle” raporton se klubi i Kosovës ka kërkuar një miqësore me Milanin.

Feronikeli synon që këtë ndeshje ta luajë në datën 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, datë në të cilën Milani është pushim pasi do ta ketë përfunduar edhe aventurën në International Champions Cup. Nga zyrat e kuqezinjve nuk ka ende një përgjigje zyrtare megjithatë pritet që të ketë së shpejti një përgjigje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/