Europa, miqësoret dhe merkato, Starova analizon Laçin pas dy fitoreve!

Laçi po synon që të bëj maksimumin në Kupat e Europës dhe për këtë trajneri Sulejman Starova dhe stafi i tij janë duke bërë më të mirën. Në një intervistë për “RTSH”, trajneri i Laçit, Sulejman Starova, flet mbi përgatitjet që po zhvillon skuadra e tij. Fitoret në miqësore ndaj Teutës dhe Kukësit nuk janë tregues për gjendjen e skuadrës, por thjesht ndeshje testuese që vlejnë për të parë formën e lojtarëve dhe skuadrës. “Kemi bërë një ndeshje të mira, ku primare nuk ishte rezultati, por paraqitja e lojtarëve. Bëmë dhe një miqësore me Kukësin, dhe në program kemi një ndeshje të dytë me ta”.

Europa

Starova, flet ndër të tjera edhe për kundërshtarin europian: “Këtë javë po shikoj kundërshtarin dhe lojtarët që ata kanë afruar rishtazi. Shpresoj që të kuptojmë cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta”.

Merkato

“Ne kemi marrë një sulmues amerikan që vjen pas një përvoje në Kosovë, një mbrojtës qendre, lezhjanin Turkaj dhe dy lojtarë të rinj që kanë ardhur nga Greqia (Zaimi dhe Spahiu), të cilët po shtojnë konkurrencën në skuadër. Them që jemi në rrugë të drejtë, do të bëjmë më të mirën mundshme”.

E.S./Vipsport.al/