Europa League/ Të pafat skuadrat shqiptare, ndeshje të vështira në turin e parë

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e parë të Ligës së Europës aty ku marrin pjesë Kukësi, Teuta dhe Laçi nga Kategoria Superiore. Për Kukësin pritej një short më i lehtë në letër duke qenë se renditej në grupin e favoritëve megjithatë goglat nuk kanë qenë fort me fat për verilindorët.

Kukësi luan në ndeshjen e parë ndaj hungarezëve të Debrecenit ndërkohë që Teuta do të ketë mundësi të marrë hak për Luftëtarin. Bregdetarët do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në Europë përballë Ventspilsit, skuadër e cila në sezonin e kaluar turpëroi Luftëtarin duke e mundur dhe njëkohësisht duke bërë që ndaj bluzinjve të nisin hetimet për rezultat të dyshimtë.

Sakaq, një ndeshje të vështirë ka edhe Laçi ku përballë do të ketë izraelitët e Hapoel Ber Sheva, skuadër kjo surprizë në vitet e fundit ku ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Europës duke turpëruar pak vite më parë edhe Interin. Prishtina në rast se kalon turin e parë, luan ndaj Rejnxhërsit ndërsa Shkupi ndaj Piunikut. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Debrecen-Kukësi

Piunik-Shkupi

Prishtina/St Joseph-Rejnxhërs

Ventspils-Teuta

Hapoel Ber Sheva-Laçi