Europa League/ Kukësi përballet me gjigandët e Romës, më me fat Laçi dhe Teuta

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti edhe për turin e dytë të Ligës së Europës, aty ku Kukësin e pret një ndeshje ferri. Verilindorët do të përballen me Romën në rast se arrijnë të kualifikohen në turin e parë, aty ku do të luajnë ndaj Debrecenit. Natyrisht, përballja me Romën mund t’i shërbejë Kukësit vetëm për imazh pasi shanset për të kaluar më tej janë thuajse zero.

Short më me fat ka pasur për Laçin dhe Teutën, të cilat kanë një ndeshje të vështirë në turin e parë. Kurbinasit në tur të parë do të luajnë ndaj Hapoel Ber Shevas dhe nëse arrijnë ta kalojnë do të përballen me fituesin e çiftit Shiroki Brijeg-Kairat Almati.

Sakaq, Teuta ka një ndeshje interesante në rast se kalon skuadrën e Ventspilsit. Bregdetarët do të luajnë në turin e dytë ndaj fituesit të çiftit Hajduk Split-Gzira Junajtid ku me shumë gjasa, kroatët do të jenë ndaj Teutës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Roma- Debrecen/Kukësi

Piunik/Shkupi- Jablonec

Laçi/Hapoel Ber Sheva-Shiroki Brijeg/Kairat Almati

Ventspils/Teuta- Gzira/Hajduk Split