EURO 2020/ Rezultatet dhe renditjet pas ndeshjeve të sotme. Goleada në shumë duele

Ndeshjet e sotme kualifikuese të Euro 2020 kanë parë përtej suksesit të Kosovës, edhe rezultate të tjera shumë interesante. Pikërisht në grupin e Kosovës, Republika Çeke mundi 3-0 Malin e Zi për t;u konfirmuar si pretendente për kualifikimin.

Ndërkohë, Spanja vazhdon serinë e fitoreve dhe regjistroi të katërtën në po aq ndeshje , duke dominuar 3-0 ndaj Suedisë 3-0 edhe pse iu desh të priste pjesën e dytë të ndeshjes për të gjetur rrjetën. Me 12 pikë, tashmë ekipi i Luis Enrike kryeson grupin me pikë të plota, ashtu si edhe Polonia e cila në grupin e saj masakroi 4-0 Izraelin.

Goleada edhe për Danimarkën, Slloveninë, Rumaninë, Serbinë apo Austrinë, në një natë e cila pa 45 gola të shënuar në 12 ndeshje të luajtura.

Ndeshjet

GRUPI A
Bullgari-Kosovë 2-3
43′ Popov, 55′ Dimitrov / 14′ Rashica, 64′ Muriqi, 90’+2′ Rashani
Rep. Çeke-Mali i Zi 3-0
18′ Jankto, 49′ Kapitovic, 80′ (p) Shik

GRUPI B
Serbi-Lituani 4-1
20′, 34′ Mitroviç, 35′ Jovic, 90’+2′ Ljajic / 70′ (p) Novikovas
Ukrainë-Luksemburg 1-0
6’ Jaremçuk

GRUPI D
Danimarkë-Gjeorgji 5-1
15′, 63′ Dolberg, 30′ (p) Eriksen, 73′ Poulsen, 90’+3′ Breithuejt / 25′ Lobjanidze
Irlandë-Gjibraltar 2-0
30′ MekGoldrik, 90’+3′ Bredi

GRUPI F
Spanjë-Suedi 3-0
63′ (p) Ramos, 84′ (p) Morata, 87′ Ojarzabal
Ishujt Faroe-Norvegji 0-2
49′, 83′ Xhonsen
Maltë-Rumani 0-4
7′, 29′ Pushkash, 34′ Kipciu, 90’+1′ Man

GRUPI G
Letoni-Slloveni 0-5
24′, 27′ Crnigoj, 29′ (p), 44′ Ilicic, 47′ Zajc
Maqedoni e Veriut-Austri 1-4
18′ (ag) Hintereger / 39′ Lazaro, 62′ (p), 83′ Arnautovic, 86′ (ag) Bejtullai
Poloni-Izrael 4-0
35′ Piotek, 56′ (p) Levandovski, 59′ Grosicki, 84′ Kadzior