EURO 2020/ Gjermania shkatërron Estoninë, Italia përmbys Bosnjen, triumfon edhe Franca

Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Euro 2020 panë të mbyllej zyrtarisht edhe sezoni futbollistik në kontinent.

Në Grupin J, ishte dueli mes Italisë së re dhe Bosnjë Hercegovinës ai që spikati. Skuadra e Mançinit ia doli të përmbyste disavantazhin teksa fillimisht ishin miqtë ata që shënuan të parët me Xhekon. Megjithatë, në pjesën e dytë, të kaltrit shënuan me Insinjen, ndërsa 4 minuta para fundit realizoi Verati. Me këtë triumf Italia ka kryer gjysmën e punës për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në Europian.

Në Grupin C, Gjermania ka shkatërruar me rezultatin 8-0 Estoninë. Pancerat nuk e hoqën për asnjë moment këmbën nga gazi duke dhuruar spektakël para tifozerisë së tyre. Ndërkohë, në grupin H, Franca mori një fitore 0-4 në transfertë përballë Andorrës. /vipsport.al/

GRUPI C
20:45 Gjermani-Estoni 8-0
Shënues: 
10′,37’Rojs, 17’Gnabri, 20’Goretcka, 26’Gyndogan, 62’Gnabri,79′ Verner, 88’Sane
20:45 Bjellorusi-Irlandë V. 0-1
Shënues:
86′ Meknair

GRUPI E
20:45 Hungari-Uells 1-0
Shënues: 81′ Patkai
18:00 Azerbajxhan-Sllovaki 1-5
Shënues:
29’Sheidaev/ 8’Lobotka, 27’Kuçka, 30′,57’Hamshik, 85’Hançko

GRUPI H
20:45 Andorra-Francë 0-4
Shënues: 
11’Mbape, 30’Ben Jeder, 54+1’Tovin, 60′ Zuma
20:45 Islandë-Turqi 2-1
Shënues:
21′,32′ Sigudson/ 40’Tokoz

GRUPI I
16;00 Kazakistan-San Marino 4-0
Shënues: 
45+1’Kuat, 62’Fedin, 65’Sujumbajev, 79’Islamkan
20:45 Belgjikë-Skoci 3-0
Shënues: 
45+1’Lukaku, 57′ Lukaku, 90+2′ DeBrujne
20:45 Rusi-Qipro 1-0
Shënues:
38’Ivonov

GRUPI J
20:45 Greqi-Armeni 2-3
Shënues:
54’Zeka, 87′ Fortunis /22′ Karapetian, 33′ Gazarian, 74′ Barsegian
20:45 Itali-Bosnjë H. 2-1
Shënues:
49’Insinje, 86′ Verrati /32′ Xheko
20:45 Lihtenshtejn-Finlandë 0-2
Shënues:
37′ Puki, 57’Kallman