Erzeni bën merkato dhe synon Superioren, por largohet një nga më të rëndësishmit!

Erzeni këtë sezon synon që të ngjitet në Superiore e madje drejtuesit kanë bërë edhe prezantimin e disa lojtarëve si përforcimet e para të merkatos. Por duket se shijakasit nuk po arrijnë që të bindin titullarët e tyre, të cilët kanë nisur që të largohen në skuadra të tjera kryesisht në elitë.

Kështu, mesfushori Orjan Xhemalaj duket se në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Teutës së Durrësit në Superiore. Në fakt, për Xhemalajn ky është një rikthim në Durrës, pasi me durrsakët ka debutuar në elitë qysh kur ka qenë fare i ri, e madje fitoi edhe një vend në Shpresat U-21.

Xhemalaj indohet aktualisht në kampingun e Banskos në Bullgari, ku edhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Blendi Shkëmbi.

E.S./Vipsport.al/