Erdhi me bujë në janar, sulmuesi nga Senegali largohet nga Laçi pa shënuar asnjë gol!

Laçi gjatë merkatos së janarit afroi dy futbollistë sulmues. Kur erdhën, nisur edhe nga “CV” e tyre pritej shumë, mirëpo ndryshe rezultoi në fushë, e sidomos Malik Mane nga Senegali që nuk ka shënuar asnjë gol me kurbinasit.

Ndaj edhe para ndeshjes së javës së fundit të kampionatit, sulmuesi nga Senegali ka folur me krerët më të lartë të klubit bardhezi dhe është larguar me konsensus.

Ndërkohë që skuadra e Laçit, duket se ka shumë shanse për të marrë pjesë në Europë. Por më parë duhet që të presë fituesin e Kupës së Shqipërisë! Te Laçi tashmë kanë mbetur Okpotu si dhe i riu me perspektivë, kurbinasi Xhixha.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories