Elseid Hysaj përfundon te Alketa Vejsiu: Do i organizoj dasmën në kalanë e Shkodrës

Elseid Hysaj ka zgjedhur që verën e këtij viti të mos e kaloj me pushimet e zakonshme me miq e familjarë të tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare këtë verë do të djegë shaminë e beqarit para familjarëve të tij në Shkodër, duke bërë ceremoninë e dasmës së shtyrë prej shumë vitesh për shkak të impenjimeve futbollistike, me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, me të cilën ka edhe një djalë të vogël.

Nuk do të jetë një dasmë si të gjithë të tjerat, pasi ceremonia dhe darka do të zhvillohen në kalanë e qytetit të Shkodrës. Gjithçka e ka zbuluar prezantuesja e njohur televizive, Alketa Vejsiu, e cila ka treguar se një prej kompanive të organizimit të eventeve që ajo ka në pronësi, do të përgatite gjithçka për ditën festive të mbrojtësit të përfaqësueses.

“Do të organizoj festën e dasmës së tij, bashkë me skuadrën time në një kompani që kam themeluar 8 vite më parë. Do të jetë një dasmë spektakolare, në një kështjellë mesjetare në Shkodër, qyteti i lindjes i Elseidit. Jemi shumë krenarë për të, është një djalë fantastik”, ishin fjalët e Vejsiur për mediat italiane duke treguar kësisoj detajet e dasmës së futbollistit shqiptar. /vipsport.al/