Elbasanasi nuk firmosi te Kukësi, rikthehet në Kosovë te skuadra e sapongjitur në elitë!

Elton Basriu ishte në provë në radhët e skuadrës së Kukësit, por duket e aty nuk gjeti akordin me drejtuesit që të bëhej pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm. Por, Basriu nuk ka qëndruar gjatë dhe ka zgjedhur që të vijojë karrierën në Kosovë sërish. Ai është  përforcimi i parë për skuadrën e Dukagjinit, të sapo ngjitur në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi nga Klina, pasi zgjodhi trajnerin e ri, Xhengis Rexhepin, zyrtarizoi sot qendërmbrojtësin Elton Basriu nga Shqipëria,  i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës ’89.

31-vjeçari është një futbollist me eksperiencë dhe e njeh mirë futbollin kosovar, pasi para se të ishte pjesë e skuadrën nga Mitrovica ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit, ndërsa në Shqipëri ka luajtur për ekipe si: Bylis, Apolonia, Tërbuni, Gramshi, Kamza e Elbasani në Kategorinë e Dytë, të Parë dhe në Superiore në dekadën e fundit.

E.S./Vipsport.al/