EKSKLUZIVE / Zbulohet kontrata faraonike e Rexhinaldos, premio pa fund për sulmuesin

Zbulohet edhe kontrata dhe shumat apo botueset që përfiton sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo, golashënuesi më i mirë i Superiores për kalimin e tij në radhët e skuadrës së Shakhtar Karagandës.

“Vipsport.al” publikoi lajmin ekskluziv sot në mesditë, ndërsa ka siguruar edhe kontratën që i ofrohet sulmuesit për një vit e gjysmë me klubin e njohur kazak, aty ku luan edhe një tjetër ish-mesfushor që ka spikatur në Superioren tonë, Donjet Shkodra i cili më parë ka qenë pjesë e Flamurtarit, Kukësit e Skënderbeut.

Kështu, Rexhinaldo për një sezon e gjysmë përfiton një pagë prej  10.000 dollarë në muaj, ndërsa kontrata hyn në fuqi nga 01.07.2019 deri në 30.11.2020. Për këtë kontratë përfshihen edhe bonuse ekstra për gola të shënuar, apo fitoret në shtëpi dhe në transfertë apo për pjesëmarrjen e skuadrës në zonën e Europës.

Pa harruar edhe qiranë e shtëpisë të cilën sigurisht që klubi kazak ja përfshin në kontratë duke e mbuluar me shpenzimet e veta. Pra, krahasur edhe me kushtet e Superiores, bëhet fjalë për një Superkontratë…!

 

Erjon Saliu/Vipsport.al/