EKSKLUZIVE/ Tirana përgatit dy goditje në merkato, pranë akordit dy yje të Superiores

Tirana ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe trajneri Ardian Mema e drejtues të klubit bardheblu kanë paralajmëruar se do të kenë një merkato cilësore dhe me afrimet e reja do të synohet kreu i klasifikimit. Kështu, bardheblutë janë pranë akordit me dy futbollistë mjaft të njohur në Superiore dhe që janë dëshirë e shumë klubeve.

“VipSport.al” ka mësuar se Tirana është shumë pranë akordit me mesfushorin brazilian të Flamurtarit, Elton Kale i cili këtë sezon ka bërë paraqitje mjaft të mira në Vlorë. Përkrah me Kalen, shumë pranë akordit është edhe argjentinasi Agustin Torasa i cili duket se do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Superiore.

Argjentinasi që e mbylli fazën e parë të kampionatit me Flamurtarin u largua në drejtim të Kinës, por skuadra e tij falimentoi dhe mbeti i lirë. Në vijim, pritet që të vijnë edhe dy firmat dhe Kale me Torasën të prezantohen si futbollistët më të rinj të Tiranës. /VipSport.al/