Ekskluzive / Rexhinaldo nuk humbet kohë, zbulohet skuadra e re

Artur Rexhinaldo, sulmuesi kryesor i Superiores në vitet e fundit, duke spikatur me Luftëtarin, Laçin e Kukësit u largua pak ditë më parë nga Shqipëria. Por shumë shpejt ka gjetur skuadrën e re, ndonëse ishte dëshirë edhe për disa ekipe të elitës sonë.

“Vipsport.al” mëson ekskluzivisht se sulmuesi i Kombëtares së Mozambikut, do të jetë pjesë e skuadrës së Shakhtar Karagandit në Kazakistan, një ekip që luan në Europë rregullisht. Ndërkohë që në këtë skuadër ka firmosur edhe një tjetër ish-lojtar i  skuadrës kuksiane, Donjet Shkodra.

Rexhinaldo luajti me Kukësin 33 ndeshje, ku ka shënuar edhe 13 gola. Një gol mjaft të rëndësishëm shënoi edhe në finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, ku skuadra verilindore fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Erjon Saliu/Vipsport.al/