Ekskluzive/ Rama: Shpifje për Salernitanën, ecim larg me Partizanin

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka reaguar mbi lajmin që qarkullon në median italiane mbi blerjen e mundshme të Salernitanës.

“Faleminderit që keni korrektësinë të pyesni, sepse media shqiptare kanë cituar një lajm që vjen nga Italia për persona shqiptarë dhe nuk kanë marrë mundimin të pyesin sa e vërtetë është. Ndërkohë që unë këtë lajm e mësova kur një gazetar italian i “Il Mattino” më pyeti nëse ka apo jo të vërtetë mbi shitjen e Salernitanës dhe ishte hera e parë që e dëgjoja. E konfirmoj që nuk ka asnjë të vërtetë mbi këtë lajm”, deklaroi Olsi Rama për “VipSport”.

“Unë jam drejtor i Përgjithshëm i kampionëve të Shqipërisë dhe sinqerisht kemi shumë punë për të bërë, për të ecur sa më larg sëbashku”, shtoi Rama. /VipSport.al/

te ngjashme