Ekskluzive / Largimi më i papritur nga Luftëtari, gjirokastritët mbeten pa sulmues

Në një situatë të pakëndshme dhe me probleme financiare të dala në pah gjatë gjithë sezonit, Luftëtari duket e do ta ketë shumë të vështirë që të organizohet për sezonin që vjen, aq më tepër kur titullarët e këtij kampionati dhe jo vetëm janë larguar, apo janë drejt largimit.

Disa edhe të pezulluar nga klubi, e të tjerët kanë zgjedhur që të mos vijojnë më bashkëpunimit duke pasur parasysh edhe problemet me rrogat. Vendas apo dhe të huaj kanë zgjedhur që të mos jenë më në vijim pjesë e bluzinjve të Superiores.

Pa trajner, por edhe pa kualitete si: Ruçi, Aleksi, Hoxha e të tjerë, duket se bluzinjtë do ta kenë shumë të vështirë. Por, “Vipsport” ka kontaktuar me një nga kualitete dhe lojtarin që bëri diferencën në pjesën e dytë të sezonit, sulmuesin Ismail Dunga.

Ai është larguar e madje e ka konfirmuar edhe vetë për “Vipsport”: “Nuk do të jem më pjesë  e Luftëtarit, kam oferta nga Superiorja, por mund të luaj edhe jashtë sepse menaxherët e mi janë duke punuar në këtë drejtim”, – tha sulmuesi nga Kenia që u kthye në një “bomber” për Luftëtarin duke realizuar edhe plot 8 gola me bluzinjtë.

Erjon Saliu/Vipsport.al/