Ekskluzive/ Lajmi për blerjen e Salernitanës, reagon presidenti Demi

[ ] Pas lajmit në median italiane për blerjen e Salernitanës, ka reaguar ekskluzivisht për “Vip Sport” edhe numri 1 i klubit të kuq, Gaz Demi.

“Unë kam një klub që kushton më shumë se Salernitana. Nuk e di sa tifozë apo vlerë ka klubi italian, por për momentin nuk jam i hapur për investime në futbollin italian. Synoj që Partizani të kapë grupet e Champions-it brenda 5 vitesh dhe brenda këtij viti të mbaroj stadiumin dhe kompleksin”, deklaroi presidenti i Partizanit, Gaz Demi.

Kujtojmë që Partizani këtë vit arriti të fitonte titullin kampion dhe do të jetë pjesëmarrëse në kualifikueset për në Ligën e Kampionëve, ku të kuqtë synojnë të shkojnë sa më larg dhe pse jo të arrijnë grupet e Ligës së Europës. /VipSport.al/

olsi rama