Edhe rivali i Teutës në telashe, vazhdon kriza në kampionatin letonez

Teuta është një nga skuadrat e cila mund ta quajë veten me fat nga shorti i Ligës së Europës, pasi kundërshtari që ka përballë, Ventspils, nuk po kalon një formë të mirë aktualisht edhe pse është në mes të kampionatit letonez. Prej 3 ndeshjesh radhazi, rivali i bregdetarëve nuk gjen fitoren dhe pas dy humbjeve erdh sot edhe një barazim.

Ventspils barazoi 2-2 me Spartaks që mban vendin e tretë në renditjen e kampionatit letonez, i cili ka në total 9 skuadra. Sot ishte fillimi i fazës së tretë dhe Ventspils u ndal në shtëpi në këtë barazim 2-2, duke humbur mundësinë që të ngjitej më shumë në klasifikim për të evituar probleme pasi gjendet 5 pikë larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

Skuadra duket shumë larg asaj të vitit të kaluar, e cila u përball me Luftëtarin, pasi ka ndryshuar shumë elementë dhe nuk duket se këto ndryshime kanë dhënë efektin e pritshëm për këtë ekip. /vipsport.al/