Edhe legjenda Berbatov ka lëvdata për Kosovën: Na dominuan, ishin gola futbolli të vërtetë

Dimitar Berbatov është një nga emrat më të shquar në vite për futbollin bullgar, të cilin e ka reklamuar kudo në Europë duke veshur fanellat e klubeve shumë të rëndësishme si Bajer Leverkusen, Totenhem e Mançester Junajtid. Autori i 48 golave në 78 ndeshje me përfaqësuesen e Bullgarisë, ishte dje në tribunë dhe pa se si ish-skuadra e tij u mund 3-2 nga Kosova,.

Sipas Berbatov, humbja ishte e merituar pasi Kosova bëri gjërat më mirë, duke luajtur futbollin ashtu siç duhet.

“Ne dështuam pasi Kosova nuk e lejoi Bullgarinë të fitonte. Ata kishin më shumë dëshirë dhe luftonin për fitoren. Mendoj se edhe trajnerët e kanë parë gjithçka. Unë e pashë nga lart, nuk ishte një pamje e këndshme, por është fakt.

Ata na dominuan, që është gjëja më shqetësuese. Në fakt, dy prej golave të tyre ishin të futbollit tipik dhe vetëm një ishte gabimi i ynë. Ata krijuan gjithashtu edhe shumë pozicione të rrezikshme me inteligjencë, që tregon se luajnë futboll psikologjik. Unë shpresoj që të shoh një futboll shumë më të mirë se sa ky që po bëjmë”, ishin fjalët e Berbatov.

Ndërkohë, trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov, iu shtua gjithashtu atyre që vlerësonin paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës dhe e cilësoi të merituar suksesin 3-2. “Kosova ishte skuadra më e mirë dhe fitorja e tyre ishte plotësisht e merituar. 2-3 nga lojtarët e tyre mund të luanin edhe një ndeshje tjetër pas kësaj, që tregon se sa mirë ishin të përgatitur fizikisht, ndërsa ne na mungonte rezistenca”, pranoi ai. /vipsport.al/