E zbulon “VipSport”/Dështon projekti i shitjes së Dinamos, blutë mbeten si më parë!

Te Dinamo ishte folur për një projekt për sezonin e ardhshëm e madje biznesmenë të njohur do të sponsorizon skuadrën dinamovite duke filluar që nga kjo verë, me stafin, merkaton dhe sidomos rinovimet me titullarët.

Por, duket se ky projekt mbetet në letër. “VipSport” ka mësuar se Dinamo nuk do të shitet dhe pronarë legjitimë të bluve duke mbuluar edhe shpenzimet do të vazhdojnë që të jenë dyshja besnik Sulaj e Avni Braçe.

Pritej që blutë të ndryshonin drejtim në sezonin e ardhshëm duke u blerë nga aksionarë të rinj, mirëpo duket se lajmi i përhapur, sidomos në 6 muajt e fundit ka rezulton i vërtetë.

E.S./Vipsport.al/