E zbulon “Vipsport”/Akordi është arritur, Kukësi bëhet gati për firmën e parë në Superiore!

Sot, paradite “Vipsport.al” publikoi lajmin se Kukësi është shumë afër mbrojtësit Edison Ndreca, i cili në sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Teutës, por edhe e Kastriotit të Krujës. Ndreca ka eksperiencë si futbollistë, pasi ka luajtur me Laçin në Superiore si titullarë, por edhe me ekipet e Burrelit e Mamurrasit apo dhe Besëlidhja.

Edison Ndreca është pëlqyer nga drejtuesit e Kukësit dhe është pikasur sidomos në sfidat e zhvilluara enës krutanëve dhe kuksianeve, aq më tepër që tashmë 24-vjeçari ka eksperiencë në elitë. Ndoshta largimi i Rrumbullakut do t’i hapi vendin mëngjarashit kurbinas në radhët e kuksianeve.

“Vipsport” mëson se sot ka pasur një kontakt mes tij dhe drejtuesve kuksian dhe duke qenë se është festë, pritet që nesër të ketë një bisedë më konkrete. Nga sa bëhet e ditur, firma është shumë pranë dhe palët kanë rënë parimisht dakord…!

E.S./Vipsport.al/